Barcelona publikon raportin financiar për sezonin 2023-2024, miliona euro të humbura

Barcelona e ka vonuar njoftimin e tyre për raportin financiar nga vera e cila u mbyll në fund të qershorit, por që lajmet nuk janë aspak të mira për ta.

Blaugranasit mbeten 91 milionë euro në zonën e kuqe, kjo për shkak të bashkëpunimit të tyre me Barca Vision.

Shitja e 49.5 për qind e filialit dhe mospagesa e një numri të partnerëve, e ka lënë klubin në vështirësi financiare.

Drejtuesit e klubit fillimisht i kanë vlerësuar aksionet e kompanisë në 200 milionë euro, por deri në qershor kanë marrë vetëm 59 milionë euro prej asaj shume.

Te Barcelona ishin të etur që të nënvizonin në raportin e tyre se pa koston e shitjeve të dështuara tek Barca Vision, ata do të kishin bërë një profit prej 12 milionë eurosh sezonin e kaluar.

Sidoqoftë, totali i tyre tani qëndron në 91 milionë euro. Ata kanë projektuar një profit prej pesë milionë eurosh për sezonin 2024-2025, por nuk është ende e qartë nëse kjo përfshin shitjet e Barca Vision.

Kjo do t’i shtojë zjarr kundërshtarëve të presidentit Joan Laporta, të cilët pretendojnë se vendimet e mëhershme të bordit drejtues nuk janë më një justifikim për Barcelonën që të jetë në një pozitë të vështirë financiare.