Xhaferri: Në 9 vite nuk ndërtoi një shkollë në lagjen e tij, Veliaj inauguron në 4 muaj dy herë të njëjtën shkollë!

Erion Veliaj njeriu që shpërdoroi 55 milionë eurot e taksës së arsimit këtë të martë kur data shënon 1 Tetor 2024 ka inauguruar për herë të dytë shkollën “Emin Duraku”, e ndërtuar me fondet e BE, të cilën Erion Veliaj e inauguroi edhe  më 7 Qershor 2024.

Janë prindërit që kanë fëmijët në këtë shkollë që më njoftuan për këtë palaçollëk të kreut të Bandës 5D që ka lënë disa rajone të Tiranës pa institucione arsimore publike, duke përfshirë Astirin, Farkën, Selitën dhe Yzberishtin.

Prindërit e këtyre rajoneve detyrohen të paguajnë transport dhe afershcool për fëmijët e tyre, pasi në zonë nuk kanë asnjë institucion arsimor publik.

Në këto inaugurime të Veliajt lejohet të marrin pjesë vetëm ata prindër patronazhistë që janë peng të partisë dhe që nuk i shqetëson fakti se rajone të tëra të Tiranës nuk kanë institucione arsimore publike

Në 7 Tetor ftojmë qytetarët në shesh kundër kësaj kaste hajdutësh që na vjedhin edhe tek fëmijët tanë.