Itali, aeroporti i Bergamos mbyllet përkohësisht

Nisjet dhe uljet e avionëve janë pezulluar përkohësisht në aeroportin Orio al Serio të Bergamos.

Më herët këtë mëngjes, një gomë shpërtheu në një aeroplan të Ryanair që sapo kishte mbërritur nga Barcelona.

Nuk pati të lënduar dhe zjarrfikësit u mobilizuan menjëherë për të ndihmuar pasagjerët të largoheshin nga avioni.

Siç është njoftuar nga Aeroporti i Bergamos, aeroporti do të rifillojë funksionimin normal pasi avioni të hiqet nga pista.