KAFE SHQETO/ ‘Jemi kthyer 34 vite pas’, Metaliaj: Rilindja ka kthyer parlamentin në noter të aferave kriminale të Edi Ramës

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Lëzhës, Lindita Metaliaj.

Ajo ka komentuar gjatë bisedës, dënimin e deputetit Salianji dhe ka folur për reagimin e opozitës ndaj kësaj çështje.

Lindita Metaliaj: Nuk është hera e parë që përjashtohemi nga Kuvendi. Nuk e di sa herë jam përjashtuar së bashku me kolegët e mi. Kjo tregon, situatën ku ndodhen, janë në degradim total. Kjo është fytyra e vërtetë në fakt e këtij narkoshteti që nuk ka mekanizma të tjerë ligjorë përveç shkeljes së kushtetutës dhe shkeljes së çdo norme dhe parimi parlamentar, se si ti mbyllë gojën opozitës. Sepse pa dyshim, ata nuk na duan aty. Ata tashmë e kanë kthyer parlamentin në noter të aferave kriminale të Edi Ramës. Dhe padyshim jemi në që u prishim qetësinë. Dhe metodat e tyre janë të qarta, përjashtime, dënime politike, burgosje politike, arrest shtëpie siç është për kryetarin e Partisë Demokratike. Pra mungojnë vetëm internimet. Praktikisht jemi kthyere 34 vite mbrapa. Nga bijtë e etërve mund të presësh çdo gjë në fakt....