Qendrat e masazheve në Tiranë/ Gjinaj: Institucionet qeverisëse e lejojnë këtë aktivitet, ndërhyrje sporadike kur situata del jashtë kontrolli

Qendrat e masazheve janë kthyer në streha prostitucioni ku vajzat nën tutelën e tutorëve, ofrojnë gjithçka përveç masazheve.

Ato nuk janë fizioterapiste të profilizuara për trajtimin e muskujve, kontraktimeve, nervit shiatik, raumatizmës apo sëmundje të tjera muskulare, e madje as që e dinë emërtimin e këtyre termave. Në faqet e insagramit nuk reklamohen shërbimet, por “shërbyesja”.

Reklamimi i këtyre shërbimeve në rrjetet sociale është bërë i pakontrolluar dhe qendrat e masazheve po shfaqen gjithandej, madje edhe në sytë e adoleshentëve.

Gazetari Fatjon Gjinaj, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se raporti i institucioneve me këtë problematikë (që nuk është pak serioze) nuk mbetet vetëm në kuadrin e policisë, por edhe tek politikat e vendit, të cilat e lejojnë fatkeqësisht këtë aktivitet të ushtrohet në vendin tonë.

“Mund të themi këtu që ndërhyrjet sporadike që bëhen janë në rastet kur kanë të bëjnë me gjobvënie apo denoncimet për shkak të konkurrencës dhe në momentin kur ata nuk kanë se çfarë të bëjnë, ndërmarrin veprime për të goditur këto qendra”- u shpreh Gjinaj.

Fatjon Gjinaj:

"Unë dua ta shikoj në një këndvështim tjetër raportin e institucioneve me këtë problematikë që nuk është pak serizoe.

E para sepse mbetet jo vetëm në vullnetin e policisë, por edhe tek politikat e vendit që lejojnë këtë aktivitet të ushtrohet kështu apo do ta ligjërojnë atë.

Duke marrë shembuj edhe vendet e rajonit si p.sh Greqia që ka disa politika të sanksionuara apo zona të caktuara dhe që nuk bën zhurmën e madhe për hiçgjë.

Përse them për hiçgjë? Sepse prostitucioni duke kaluar atë nivelin e deri djeshëm që mund të përfundoje me një femër nga vende të ndryshme të botës, përmes një ure lidhëse, që mund të ishte një recepsionist, një shofer taksie apo një person që mund të jetë diçka rastësore për një shërbim të caktuar, deri diku në 70% të rasteve ekzistojnë me dhjetra apo qindra platforma online që reklamojnë këtë aktivitet.

Mund të themi këtu që ndërhyrjet sporadike që bëhen janë në rastet kur kanë të bëjnë me gjobvënie apo denoncimet për shkak të konkurrencës apo kur i mbetet dopjo gjashta në dorë autoriteteve e nuk kanë ca bëjnë, e duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të goditur këto qendra.

Nuk ka më një aktiviet të tillë të jashtëligjshëm, sa i përket klientelës vendase, disa raste që janë zbuluar së fundmi kanë të bëjnë me prostitucion edhe të jashtëm qoftë kur i takon atij që e ushtron, menaxherëve apo edhe klientelës.

Kjo do të thotë se nuk janë më vetëm shqiptarët që ushtrojnë këtë veprimtari, por janë edhe të huajt që udhëtojnë për arsye prostitucioni (vajzat që rekrutohen dhe vijnë këtu për ta ushtruar si profesion)'.

Klea Sula/ Syri.Net