Kapen 90 kg marijuanë në një shtëpi bari në provincën e Vicenzës. Në pranga 28 vjeçari shqiptar

Guardia di Finanza italiane ka vënë në pranga një shqiptar e nën sekuestrim një fermë në përdorim të tij në komunën Monte di Malo në provincën e Vicenzës.

Gjatë kontrollit është gjetur një laborator i vërtetë droge ndërtuar në 3 katet e fermës ku ishin dhe kryer punime për të përshtatur për të kthyer në një shtëpi bari.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë informuar praninë e shqiptarit në këtë fermë të braktisur e jo në zotërim të tij.

Gjatë kontrollit financierët kanë gjetur 102 vazo marijaune për një peshë 60 kg marijaunëm 30 kg të tjerë bimë e tharë, si dhe 94 rrënjë për një peshë totale rreth 90 kg marijaunë.

Në shtëpinë e barit shqiptari kishte instaluar sisteme artizanale ujitje, ndriçimi, ventilimi e lagështire për të përshtatur rritjen e bimëve të marijuanës./Alba Kepi/