Burgosja e Salianjit/ Vangjeli: Procedura problematike, ndoshta Gjykata e Lartë rishikon vendimin
I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, analisti Lorenc Vangjeli, për të folur rreth arrestimit të Ervin Salianjit.
Ai u shpreh se, kërkesat e bëra nga Salianji kundrejt Gjykatës janë rrëzuar dhe ky është një shkak që Gjykata e Lartë duhet të rishikojë vendimin.
Deklarata:
Gjykata shumicën dërmuese të kërkesave të Salianjit i ka rrëzuar, dhe ky është një shkak që një Gjykata e Lartë të rishikojë vendimin. Mbi të gjitha, ne nuk jemi të qartë për figurën e veprës penale nëse është falsifikim apo kallëzim.
Ne jemi të bindur që është falsifikim që ka mbërritur në zyrën e ish kryetarit të PD, është marë nga dy personazhe të tjerë, Gaz Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, Salianji ka ardhur më pas.
Është viktimë e atyre dy juristëve të cilët hoqën dorë nga kjo histori. Segmente të caktuara në PS menduan që nëpërmjet opozitës në vijimësi ta përdornin për të larguar Ministrin e Brenshëm.
Kjo është për procesin.
Kur ngatërrohet politika me norma të tjera fillojmë dhe ngatërrohemi. Është e vërtetë që vëllai i Fatmir Xhafës është dënuar në vitin 2002 në Itali...