Kaosi në Kuvend/ Bozdo: Misioni i PD-së i qartë. Burgosja e Salianjit, pikë kthimi

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Beratit, Eno Bozdo u shpreh se misioni i demokratëve është i qartë dhe se arrestimi dhe burgosja e Salianjit ishte pikë kthimi.

I ftuar në një intervistë në Ora News, Bozdo theksoi se problemi i sotëm është se çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe me shoqërinë shqiptare.

Bozdo: Shumë e qartë që PD ka marrë një vendim për të mos lejuar normalitetin qoftë në punimet e Kuvendit, qoftë normaliteti në jetën e përditshme dhe sigurisht kjo do kërkojë përshkallëzim të aksionit politik.

Mendoj që ngjarjet e fundit, veçanërisht ngjarja me Salianjin tregon shumë qartë që ndoshta jemi ne jemi në atë pikën që quhet pikë e kthimit, atje ku ndryshon ligjësia.

Sepse në fund të ditës, do të mjaftonte një pikë për të derdhur gotën dhe ndoshta jemi këtu.

Misioni i PD është më i qartë se kurrë.

Problemi i sotëm nuk është se çfarë po ndodh me PD-në, si po sulmohet ajo në mënyrë të paprecedentë, por problemi i sotëm është se çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe me shoqërinë shqiptare.

PD përfaqson ndoshta barrierën e fundit të rezistencës që e keqja të mos kaplojë vendin përfundimisht.

Aksioni i deputetëve demokratik sot ka qenë shumë i qartë.

Ne do bëjmë misionin dhe detyrën tonë.