Sky-Encro Drejtor i Përgjithshëm Policie?!?

Kur u bënë 15 aplikimet për të quajturën garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dy shkrepje morën vëmendje befasuese.

Hajrulla Xhivini kandidat ishte në kërkim sepse kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ngaqë kishte shurrosur Gjykatën e Lartë. Derën jo përbërjen. Dhe Ilir Proda, drejtor në Elbasan, u gjend me telefon të sekuestruar nga SPAK në hetimin për dekonspirim në dosjen "Çopja". Kishte jo pak emra të përzier në histori hetimore por kishte edhe të përshtatshëm për të qenë ndryshe.

Kandidatët në kriteret e premtuara e të pahasura kund nga referenti ministër duhet të ishin filtër. Natyrisht SPAK duhej të kishte lëshuar formular pastërtie të deritanishëm. Ishin në konkurim dy tre emra të papërfolur por me zero shanse.

A lidhet kjo mesele dekonspitimi e pretenduar me Suel Çelën, njeriu kontrollues në rendin e qytetit?! Dyshimet erdhën pas dosjes "Çopja" një nga djemtë e Dubait, i ekstraduar, pasi kishte nisur një proces gjyqësor në Belgjikë në botën e trafikut ndërkombëtar dhe Krimit të Organizuar. Një nga grupet me financa marramendëse të paligjshme.

Suel Çela shfaqet në shumë dosje në Elbasan, ku Proda dy vitet e fundit ishte drejtues vendor i policisë. Vëllai i Çelës arrestuar në Itali dhe ekstraduar po në Belgjikë për një vrasje. Lidhjet e Suel Çelës me Taulant Ballës dalin në disa dosje dhe në fushata elektorale parlamentare e vendore në këtë qytet?! Ashtu siç dilte emri i Ballës dhe në përgjimet kur u vranë pjesëtarë të familjes Çapja. Më herët po në 2017 oficeri policisë Emiliano Nuhu akuzoi sërish deputetin për telefonatë me Suel Çelën ku i kërkohej të largonin kupolën drejtuese të policisë sepse ata kishin investuar tre milionë euro në fushatë?! Struktura e Posaçme nuk duhej të dremiste në këtë situatë.

Ajo duhej t'i kërkonte ministrit të mos bënte propozim të një emri për të cilin ajo po bën verifikime. Apo tani hetimet marrin kthesë tjetër pas firmosjes së kryeministrit. Madje duhet të fuste në sitë të përshpejtuar të gjithë kandidatët me materialet e ardhura nga Franca e të tjera në arkivat e saj. Magazina e madhe informative sky-enchro të lidhjeve me botën e krimit me policë, prokurorë, gjyqtarë, ministra gazetarë biznesmenë e qeveritarë është shpërthyese.

As kandidati propozuar nuk ka folur rreth gjendjes ku ndodhet. As nuk ka pohuar dhe as nuk ka mohuar përdorimin nga ana e tij të aplikacioneve të koduara apo njohjet me emrat e kërkuar të dosjeve të mëdha. Ndoshta në deklarimet e formularëve është një gjurmë. Transparenca e munguar është një shenjë kompromentuese. Struktura e Posaçme me drejtorin e ri në proces hetimi do na ofrojë zgjedhje parlamentare Sky-Enchro.

Kjo mund të ngjasë me zgjedhjet e 12 drejtorëve nëpër qarqe si garanci e planeve elektorale të Mafies dhe dosjeve të ndodhura aty së bashku në ortakëri me Mazhorancën...

Ky është tregues i frikës së Edi Ramës...