VIDEO/ Salianji reagon sërish: Mbështes protestën e kolegëve, Rama do e marrë përgjigjen nga shqiptarët

Ervin Salianji ka reaguar sërish nga qelia duke mbështetur plotësisht formën e protestës që kolegët e tij të Grupit Parlamentar të PD ndoqën sot në Kuvend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se “Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike”.

Përgjigjen- thotë Salianji- do ta marrin nga shqiptarët.

“Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar. Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike! Përgjigjen do ta marr nga shqiptarët”, shkruan ish-deputeti i PD.