VIDEO/ Paloka: Ajo çfarë ndodhi sot në Parlament është një akt për të treguar se çfarë e pret qeverinë nga e hëna e tutje

Edi Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar PD, i ftuar në 'Edicionin e Mbrëmjes' komentoi protestën e sotme nga deputetët e PD, në seancën plenare, teksa u shpreh se ajo çfarë ndodhi sot në Parlament është një akt për të treguar se çfarë i prêt nga e hëna e tutje.

Aksioni jonë ka një objektiv të caktuar që është krijimi i një qeverie teknike dhe gjithë energjitë tona do përqëndrohen nga sot e në vazhdim pikërisht në arritjen e këtij objektivi.

Thashë, ajo që ndodhi sot në Parlament është vetëm një akt për të treguar se çfarë i pret nga e hëna e tutje.

Nëse duan ta marrin mesazhin është punë për ta, përndryshe reagimi ynë do jetë vetëm ky që sot në mënyrë simbolike dhanë deputetët.

Rama nuk njeh gjuhë tjetër, nuk njeh marrëveshje, nuk njeh ligj, nuk njeh institucione, nuk njeh Kushtetutë dhe tolerancë, kështu që unë nuk po them asgjë tjetër, nuk po them asgjë më tepër nga ajo që kam thënë vazhdimisht: Jemi në diktaturë dhe diktaturës duhet t’i përgjigjemi me forcë.

Rrugë tjetër nuk ka dhe këtë duhet ta kuptojnë sa më shpejt edhe shqiptarët sepse kjo nuk është më beteje vetëm e opozitës por e gjithë shqiptarëve.