Përplasje mes bandave/ Vriten 7 persona, vijon 'lufta' mes grupeve rivale për kontrollin e trafikut të drogës

 Shtatë persona janë vrarë në provincën Guayas të Ekuadorit, ku bandat rivale po luftojnë për kontrollin e trafikut të drogës. Sulmi ndodhi të dielën në qytetin e Saburodon (juglindje), me pasojë vdekjen e shtatë personave.

Mediat lokale raportojnë se një grup njerëzish të armatosur pushtuan një vend ku zhvilloheshin përleshje ilegale gjelash. Sipas raportimeve gjatë sulmit u plagosën edhe 12 persona.

Departamenti i policisë së Guayas shprehet në postimin e saj në platformën X se hetimi i rastit është në vazhdim me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Qyteti i Saborordon ndodhet rreth 30 kilometra në veriperëndim të Guayaquil, porti më i madh i vendit në Oqeanin Paqësor, i cili vitet e fundit është kthyer në një qendër për trafikun e drogës në SHBA dhe Evropë. Ekuadori, dikur një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine, tani është i rrënuar nga dhuna e bandave që luftojnë për kontrollin e trafikut të drogës.