Sarandë/ Babai përplas aksidentalisht me mjet 3-vjeçaren, dërgohet me helikopter drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 3-vjeçare. Mësohet se babai i saj e ka goditur aksidentalisht me mjet të bijën. Gjithashtu e vogla është tansportuar me helikopter drejt Traumës. 

Siç raportohet Ilia Laba me mjetin e tij Benz me targë AB045GT, duke bërë manovër për tu futur tek porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën. Më pas menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit është konstatua se vajza  ka pësuar goditje në organet e brendshme dhe në mushkëri.