Denoncimi i fortë/ Analisti: Qeveria ngadalësoi internetin gjatë dorëzimit të Salianjit dhe protestës së sotme te parlamenti

Analisti Sami Neza ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me censurën qeveritare në ngjarjet më sensitive të aksionit opozitar në Shqipëri.

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, Neza njoftoi se sipas të dhënave që disponon, qeveria ka ndërhyrë duke ngalësuar internetin në momentin që deputeti Ervin Salianji u dorëzua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

‘Unë akuzojë qeverinë le ta quajë kallëzim të rremë, po akuzojë qeverinë se ka ngadalësuar internetin në të gjithë Shqipërinë, ka ngadalësuar të gjitha lajmet që lidheshin në atë moment. Qytetarët kanë pasur mundësi të shohin vetëm në televizor lajmet po nuk kanë pasur mundësi të shohin në mënyrë të gjerë atë moment dhe këtë mund ta bëjë vetëm qeveria’, u shpreh Neza.

Gjithashtu analisti u shpreh se sot sërish qeveria ka ndërhyrë për të ngadalësuar internetin gjatë protestës së opozitës në parlament ku u dogjën karriget në oborrin e parlamentit.

Neza: Nuk dimë të dallojmë se ku është më rëndë grupi kriminal, është në qeveri apo në bandat e trafikut të drogës. Ndërhyrja e qeverisë ka dhe një mekanizëm tjetër për të heshtur protestat. Ditën kur është dorëzuar Salianji në momentin në Drejtorinë e Policisë, unë akuzojë qeverinë le ta quajë kallëzim të rremë, po akuzojë qeverinë se ka ngadalësuar internetin në të gjithë Shqipërinë, ka ngadalësuar të gjitha lajmet që lidheshin në atë moment. Qytetarët kanë pasur mundësi të shohin vetëm në televizor lajmet po nuk kanë pasur mundësi të shohin në mënyrë të gjerë atë moment dhe këtë mund ta bëjë vetëm qeveria. E bën nëpërmjet drejtorisë së shtypit në Kryeministri, përmes grupeve të kontrollosave që ka Bashkia e Tiranës, Akepi dhe nuk dua të shkoj më tutje por mund të ndodhë që edhe kompanitë e mëdha të furnizimit me internet mund të jenë përfshirë në këtë gjë. Tani pashë të dhënat dhe ka ndodhur edhe gjatë protestës në parlament pati djegie, sërish ka ndërhyrë qeveria për të ngadalësuar internetin.