Koka: Dy duar për një kokë, ky devolucion po kafshon njëherë opozitën e pastaj do asgjësojë veten

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka, ka folur për revoltën që tregoi sot opozita e cila coi edhe në zjarrin që i'u vu karrigeve në Kuvend, në shenjë solidariteti për deputetin Salianji i cili momentalisht ndodhet në burgun e Fierit.

Koka u shpreh se kjo e Salianjit është një dramë madhe dhe një shpërfaqe e frikës dhe e të gjithë pushtetit që ka Edi Rama mbi drejtësinë.

Gjithashtu gazetari u shpreh se anëtarët e qeverisë janë kthyer të gjithë në idiotë të dobishëm të një sistemi i cili nuk do të gllabërojë vetëm opozitën, por kohë pas kohe sipas nevojave të tij do Edi Ramës gllabëron edhe ata vetë, dhe ky revolucion që s është revolucion por është devolucion po kafshon njëherë opozitën e pastaj do të asgjesojë vetën.

'Secila nga aktet është e rëndë në veten e vet sepse ky është qëllimi që ka mazhoranca, kur bën një akt, pra ta stërzgjasi një aksion deri në lodhje, derisa paligjshmëria të bëhet e natyrshme, dhe të gjithë thonë po okay kaloi dhe kjo, le të rrijë Sali Berisha 9 muaj në arrest shtëpie, edhe pse s’ka prova, edhe pse s’ka fakte, le ta bëj burgun Fredi Bejleri vetëm pse nuk iu përgjigj vullnetit të Edi Ramës apo vetëm pse e sfidoi Edi Ramën aty ku në fakt ai kishte plane të tjera nga ato të Bejlerit.

Kjo e Salianjit pastaj është një gjë komplet ndryshe, është një provë që askush nuk e pa të vinte.

Kjo e Salianjit është një dramë madhe dhe një shpërfaqe e frikës dhe e të gjithë pushtetit që ka Edi Rama mbi drejtësinë.

Unë jam dëshmitar i afër i si ka nisur , si është ngrehur dhe si ka ndodhur narrativa e përgjimit të vëllait të ministrit.

Unë kam qënë dëshmitar kur vëllai i ministrit, në konferencën e parë që ka bërë PD, duke folur për Geron Xhafën dhe dëshmitarin X, ka qënë vetë Geron Xhafa që e ka identifikuar Albert Veliun alias Babalen. Albert Veliu është njeriu që e ka rregjistruar Geron Xhafën dhe njihet në Vlorë si Babalja dhe ka qënë Geron Xhafa që ka shkuar i pari dhe ka thënë që ai dëshmitari x,është Albert Velia, se i e dinte fare mirë se me kë kishte folur.

Unë mendoj që, që opozita e kupton realisht se çfarë qëllimi ka drejtësia e re, dhe  në dorë të kujt është drejtësia e re e ka bërë skizmën.

Kjo na çon tek kjo që po ndodh në parlament, ky është akti i parë sepse sot PD, dhe populli nesër janë 2 duar për një kokë.  

Këta janë kthyer të gjithë në idiotë të dobishëm të një sistemi i cili nuk do të gllabërojë vetëm opozitën, por kohë pas kohe sipas nevojave të tij do Edi Ramës gllabëron edhe ata vetë, dhe ky revolucion që s është revolucion por është devolucion po kafshon njëherë opozitën e pastaj do të asgjesojë vetën.'- u shpreh Marku.