Regjimi i dogji mandatin e deputetit/ Salianji nga burgu: Do vazhdoj të jem tmerri i tyre! Beteja politike vazhdon

Pas vendimit politik të Kuvendit të Shqipërisë për t’i djegur mandatin e deputetit, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu ku po vuan dënimin politik, pasi u burgos vetëm se denoncoi lidhjet me krimin e organizuar të vëllait narkotrafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

‘Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën’, shkruan Salianji në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.

Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!