Deputetët e PD iu vënë zjarrin karrigeve, Bardhi: Rama ka djegur parlamentin. Nuk shmangemi nga beteja

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, menjëherë pasi opozita ka djegur karriget, ka mbajtur një fjalë për mediat.

Bardhi tha se opozita nuk lufton për karrige në Kuvend, por për interesin publik. Sipas tij, Ervin Salianji është sot në burgun e Fierit, vetëm pse denoncoi lidhjet e familjes mafioze Xhafa me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin”, tha Bardhi.

Bardhi: Rama i ka vënë flakën parlamentit, ne të parët djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona por për të mbrojtur interesin publik. Mbrotja e interesit publik është shndërruar në rrezik për cilindo që denoncon lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar. E provoi i pari Kryetari i Partisë Demokratike, lideri i opozitës Sali Berisha i cili ka prej një viti në arrest shtëpie pasi ka vendosur që në mënyrë të vërtetë të përballet me regimin e Edi Ramës. I dyti ishte Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Ervin Salianji i cili denonoi lidhjet e familjes mafioze Xhafaj me krimin e organizuar me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe po e vuan sot prej 3 ditësh. Në vend që të ishte sot në bankën e parë të senacës plenare por sot prej 3 ditësh është në Burgun e Fierit. Prandaj dhe karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur të parët pasi jemi këtu për qytetarët dhe interesin publik.

Pas fjalës së Bardhit dhe tensioneve në parlament, nga parlamenti u dha 10 minuta pushim, për qetësimin e situatës.

‘Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment’.