VIDEO/ Mustafaj: PD e ka bërë punën e saj të denoncimit pa frikë, asnjë realitet nuk është i pashbëshëm

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, drejtuesi i Departamentit Brain Gain në PD, Andi Mustafaj ka komentuar zhvillimet politike që pritet të ndodhin me protestën kombëtare të 7 tetorit, dhe qëndrimet e opozitës në rastin Salianji.

Mustafaj u shpreh se e rëndësishme është që rasti i zotit Salianji pavarësisht sa e vështirë është tregon gjithashtu që PD, punën e saj të protestave, denoncimit dhe të qëndresës nga qeverisë e bën pa asnjë frikë.

'Ne kemi thënë gjithmonë që PD duhet të ketë 4 shtylla veprimi, protesta, denoncimi që është e para, ideja, alternative që është e dyta, marrëdhënia institucionale e treta dhe marrëdhënia me qytetarët e katërta, këto duhen bërë njëkohësisht dhe në çdo kohë.

Aktualisht sic e dimë aktualiteti politik më burgosjen e deputetit Salianji është drejt aspektin e denoncimit dhe të protestës nga ana e PD, por kjo nuk duhet t’na bëjë të harrojmë pjesët e tjera.

E rëndësishme është që rasti I zotit Salianji pavarësisht sa e vështirë është tregon gjithashtu që PD, punën e saj të protestave, denoncimit dhe të qëndresës nga qeverisë e bën pa asnjë frikë. Deputeti Salianji dhe deputetët e tjerë të PD e dinë çfarë rreziqesh kanë kur denoncojnë mafiozët e mëdhenj dhe në çdo rast e kanë bërë, pavarësisht kosto që ata mund të kenë dhe nuk është e lehtë të shkosh  1 vit në burg për lirinë dhe kjo është në nderin e zotit Salianji por edhe të të gjithë PD.

Propaganda që është ndërtuar ky realitet që thoni ju nuk është i pashbëshëm, sepse çdo realitet është i ndërtuar nga disa mekanizma.

Para se të flasim për propozimet e ndryshme ajo që duhet thënë është që formulë magjike nuk ka që ndryshon gjërat brenda ditës, është një punë që duhet bërë në një kohë të gjatë me një vendosmëri dhe një preçision në efektshmëri në veprimtarinë e saj.'- u shpreh Mustafaj.