VIDEOLAJM/ Deputetët e PD në protestë për djegien e mandatit të Salianjit, i vënë flakën karrigeve...

Partia Demokratike e ka nisur me protestë seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi vendimin për djegien e mandatit të deputetit demokrat Ervin Salianji, pasi ky i fundit u burgos pasi denoncoi publikisht vëllain trafikant të ish-ministrit të Brendshë, Fatmir Xhafaj.

Deputetët demokratë tentuan të bllojojnë seancën, por ndërhyrja e Gardës së Republikës i pengoi deputetët e opoztiës.

Si vazhdim i protestës, deputetët demokratë nxorën karriget e tyre jashtë sallës së Kuvendit dhe në shenjë protestë simbolike i është vënë zjarri.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh para kamerave se kjo protestë nuk bëhet për karriget e tyre. 

Bardhi: Rama ia ka vendosur zjarrin Shqipërisë. Kërkon të uzurpojë karriget e deputetëve të opozitës. Nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Të vërtetës nuk i mbyllet dot goja.