SYRI TV/ Opozita bojkoton komisionet, Tabaku dhe Paloka shpalosin qëndrim e PD

Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët eksponete të lartë të opozitës,  Dënimi i Ervin Salianji, ka ndyshuar  rrjedhen e jetes normale në Kuvend, pasi  deputetet  e grupit parlamentar demokrat, kanë bojktuar,  këtë të hënë komisionet parlamentare.

Në emer të grupit parlamentar,  kryetarja e komisonit të Integrimit Jorida Tabaku, dhe deputeti  Edi Paloka, mbajtën qëndrimin në  nisje të mbledhjes, së komisonit për çështjet europiane, ku u diskutua, drafti pozicioni negociues, për grupin e parë të kapitujve për negociatat e anetrësimit.

Opozita nuk e votoi draftin, por mori pjesë në komision, për të  shprehur  qëndrimin se Partia Demokratike e mbështet integrimin e  evendit,  pavarësisht se  sot në vend, balanca e pushteteve dhe respektimi I shtetit ligjor janë në rrezik.   

Në një dalje për mediat,  deputeti I partisë demokratike, Edi Paloka, u shpreh se grupi parlamnetar do të vendose për aksionin në kuvend, ndërsa paralajmëroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni, për të zbardhur lidhjet e mazhorancës me krimin. 

Nga ana tjetër, mazhoranca është e  vendosur pqëe të vijuar  normalisht punën në komisione dhe në seancë plenare. Ky ishte mesazhi që dha në përfundim të mbledhjes, kreu I grupit parlmanetar të PS, Niko Peleshi, pasi I kishte porositur deputetet socialiste, të  shmangin retoriken dhe përplasjet me opozitën. 

Ndërsa opozita bojkotooi, socialistët, vijuan të vetëm  zhvillimin e mbledhjeve,  të komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, mbledhjen e komsionit të ligjeve dhe edukimit.