Ushtruan dhunë ndaj bashkëjetueses dhe babait, dy të arrestuar në Shkodër

Dy raste të dhunës në familje kanë çuar në arrestimin e dy personave në Shkodër.

Policia njofton se një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar bashkëjetuesen.

“Stacioni i Policisë Velipojë arrestoi shtetasin D. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Ças, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.”, njofton policia.

U propozua për drejtimin e Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda dhe karriera e tij me uniformat blu

Po ashtu, një 27-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar babanë.

“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.”, thuhet në njoftim.