‘Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte’, Paloka tregon se çfarë bisedoi me Salianjin para se të shkonte në burg

Deputeti Edi Paloka, i ftuar  në News24, ka treguar detaje nga biseda që ka bërë me Ervin Salianjin pak para se të vetëdorëzohej në polici, për të përfunduar më tej në burgun e Fierit.

Ai rrëfen se Salianji ishte shumë i vetëdijshëm në lidhje me atë se çfarë po i ndodhte dhe që po shkonte drejt qelisë.

 “Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte. Më tha se do të vijonte të ishte i angazhuar nga burgu me aq sa mundej”, u shpreh Paloka.

Sa i përket faktit nëse dënimi e penalizoi Salianjin në karrierën e tij politike, Paloka u shpreh se ka ndodhur e kundërta.

Sipas tij, kjo që ndodhi ishte medalje për deputetin demokrat.