Nga Nju Xhersi në Miçigan për ‘takimin’ on-line me Berishën/ Picari: Mbajtët premtimin për votën e diasporës, shenjë për të rrëzuar Ramën

Si shumë të rinj, Zekri Picari zgjodhi të emigrojë në SHBA, për shkak se qeveria Rama nuk I dha shumë aleternativa për të jetuar e punuar në Shqipëri si bashkëmoshatarët e tij.

Edhe pse me kilometra larg Miçiganit, ku ishte planifikuar një takim me demokratët atje dhe lidetrit të së djathtës shqiptare, Sali Berisha, Zekri Picari zgjodhi të udhëtojë nga Nju Xhersi për të qenë fizikisht në këtë takim, që ai e cilësoi historic për diasporën.

Në fjaklën e tij, i riu Picari tha se PD dhe demokratët ia diolën të mbajnë një nga premtimet më të rëndësishme të Foltores, atë të votës së diapsorës.

Përmes këtij vendimi, tha Picari, i hapet rruga rrëzimit të një qeverie të inkriminuar të Ramës dhe sistemit të tij dikatorial.

Më 2021 kemi bërë foltore dhe një nga premtimet ishte vota e diasporës. Erdha për t’i thënë faleminderit kryetarit, Sali Berisha, PD e demokratëve, se kjo është një shenjë për ta rërzuar këtë sistem.

Dhe kjo ndodh nga vota jonë, nga Miçigani. Uroj që shpejt ta rrëzojmë këtë qeveri e t’i vëmë kapakun këtij qeverie dhe këtij regjimi komunist.