Këlliçi në Michigan: Beteja jonë solli votimin e diasporës për herë të parë, ju do të bëni ndryshimin në këto zgjedhje

Shefi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi po zhvillon një takim me diasporën shqiptare në Michigan, SHBA, ku pjesë e takim është virtualisht dhe kreu i PD, Sali Berisha.

Këlliçi është shprehur se pas një lufte të fortë dhe të palëkundur e PD dhe veçanërisht e kreut të saj është bërë e mundur që diaspora e Shqipërisë të votojë për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare.

"Kreu i PD e ka pasur gjithmonë një pikë të dobët dhe fokus kryesor diasporën dhe peshën e asaj që ajo luan në ekonominë e vendit tonë. Për herë të parë në historinë tonë diaspora ka të drejtën të votojë e kjo ka ardhur si pasojë e një beteje të fortë që ka bërë lideri i PD, Sali Berisha.

Mbështetja që kam parë në Michigan ndjehem shumë keq që ky takim po zhvillohet aq vonë por jam i bindur se me kontributin tuaj dhe njërëzve që keni në Shqipëri ju do të bëni të mundur që atë që nuk po e bëjmë ne dot vetëm në Shqipëri.

Në vendin tonë nuk ka zgjedhje por votime  për shkak se administrata kontrollohet në mënyrë konstante nga klika që ka ushtruar Rama. Sot në takim ka dhe shumë të rinjtë të FRPD që tani ndodhen në këtë sallë por e kanë pasur të pamundur të jetojnë në Shqipëri. Jam këtu të sqaroj të gjithë komunitetin shqiptar në Michigan për teknalitetet e votimin të diasporës.

Në fund të korrikut u vendos të votojë diaspora dhe jam këtu në emër të kreut të PD për të zhvilluar një takim me diasporën në Michigan. Ndihem i lumtur që kam takuar pjesën më të madhe të komunitetit shqiptaro amerikan në SHBA. Ndihem shumë mirë që shqiptarët janë shumë të vendosur në mbrojtjen e atyre vlerave që besojnë fort.

Një falënderim i madh për ju, ky takim i sotëm është një përgjigje e qartë për kryeministrin Rama pasi ai në Neë York u mbyll në bodrum dhe nuk e priti askush ndryshe nga këtu ku salla është plotë e për plot e kjo do të vazhdojë dhe në vende të tjera të SHBA-së. Paralelisht në Toronto po zhvillohet një takim nga vëllezërit tanë që kërkojnë që diaspora të votojë dhe të ndryshojë Shqipëria."