Ancelotti humb titullarin e portës, u bë shkak edhe për ndërprerjen e derbit

Gjatë pjesës së dytë të derbit kundër Atléticos së Madridit, Tibaut Courtois vuri dorën në adukrorin e këmbës së majtë në disa raste. Atij iu desh t'u kërkonte shokëve të skuadrës të bënin një goditje nga porta, pasi ndiente dhimbje. Edhe pse dukej qartë se kishte probleme, arriti ta përfundonte ndeshjen.

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, e konfirmoi në konferencë për shtypin problemin e portierit bleg: “Ai ka një problem muskulor, do të vlerësohet nesër”.

Pas zhvillimit të testeve përkatëse mjekësore paraditen e kësaj të hëne, klubi bardhezi ka konfirmuar dëmtimin Courtois.

“Pas analizave të bëra sot te lojtari ynë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Realit të Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të aduktorit të këmbës së majtë. Jemi në pritje të evolucionit të dëmtimit”, shkruhet në deklaratën zyrtare te Realit të Madridit. Nuk ka një datë të saktë se kur do të jetë i raftësuar plotësisht Courtois, por kuptohet që do të mungojë në Champions, kundër Lille, dhe në kampionat përballë Villarealit.

Kujtojmë që Courtois u bë shkaktar i ndërprerjes së derbit të Madridit për 20 minuta. Një reagim i tij ndaj tifozëve të Atleticos bëri që këta të fundit të tentonin futjen në fushës për ta sulmuar fizikisht.