Motra e Ronaldos shpërthen ndaj Cassanos: I varfri, thonë se ka qenë futbollist, por nuk e njoh!

Deklaratat e pak ditëve më parë të Antonio Cassanos për Cristiano Ronaldon, patën një mbulim të gjerë jashtë Italisë, veçanërisht në Angli dhe Portugali.

Të gjithë titujt e gazetave dhe portaleve sportive kishin pak a shumë si titull thënien e Cassanos “Ronaldo nuk di të luaj futboll”. Një fjali pa dyshim shumë ekstreme për një futbollist që konsiderohet mes më të mirëve të të gjitha kohërave.

Mes atyre që “rrotulluan sytë” ishte edhe një nga dy motrat e lojtarit 39-vjeçar të Al Nassr, Elma Aveiro, e cila e bëri “copë-copë” Cassanon me disa histori në Instagram, duke e quajtur atë "i varfri”,  por edhe i "mbledhës topash”.

Sulmi i “Fantantonios” ndaj Ronaldos nuk është diçka e re, në të kaluarën ai e ka vënë shpesh në kontrast me Messin si shembull "anti-futbolli", të paktën sipas standardeve të tij.

Kur portugezi arriti shifrën e 900 golave ​​të shënuar në karrierë,  nuk ndryshoi aspak mendimin e Cassanos, i cili u shpreh kështu për të: "Ronaldo nuk di të luajë futboll, le të bëjë edhe 3 mijë gola.”

Kjo sjellje e Cassanos bëri që motra e Ronaldos të shpërthente në Instagram: “Nuk e njoh këtë të gjorë dhe as që më intereson. Por unë do t'i them vetëm një gjë, nëse (Ronaldo) nuk di të luajë, por ka shënuar 900 gola, imagjinoni sikur të dinte të luante.

Thonë se ka qenë futbollist, por mendoj se kanë gabuar, në të vërtetë ka qenë ai që grumbullonte me topat”.