Rastet Salianji-Xhaçka/ Gazetarja e Syri TV, Ambrozia Meta ‘gozhdon’ Peleshin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka reaguar pas paralajmërimit të PD, për mospjesëmarrje në Komisionet Parlamentare. Sipas tij, kjo është një zgjedhje e kolegëve demokratë, ndërsa nuk ngurroi të bënte të paditurin për vendimarrjen e PD.

“Nuk e kemi kuptuar mirë vendimin e opozitës, shpresojmë të mos përkthehet në bojkot. Ne na qëndron mbi krye ligji e procedura”, u shpreh Peleshi.

Por Peleshi nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta pas dënimit politik të deputetit të PD, Ervin Saliannji, teksa i gjendur përballë saj, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëjtë si shefi I tij, Edi Rama nuk pranoi të komentonte vednimet e gjykatave, një praktikë që sipas tij e njohur tashmë në PS.

Por kësaj radhe vartësi i Ramës, Niko Peleshi harroi që ky i fundit sapo u dha vendimi për dënimin e Salianjit reagoi menjëherë, madje duke marrë edhe autorësinë.

Ndërsa standadet e dysfishta të drejtësisë nga ana e mazhorancës janë bërë për rastin  e ligjvënëses socialiste, Olta Xhaçka

Peleshi: E kemi për kulturë politike të mos komentojmë zhvillimet e organeve të drejtësisë. S'e kemi bërë edhe kur një kolegu yni ka pasur një çështje të hapur. As ne, as qeveria s'është mbi organet e drejtësisë.

Gazetarja Ambrozia Meta: Nuk ka dalë mazhoranca mbi organet e drejtësisë kur nuk ka zbatuar vendimin e Kushtetueses për një kolegun tuaj?

Peleshi: Këtë kemi kërkuar ne shqiptarët për Reformën në Drejtësi dhe politika, që t’i ndajmë punët e pushtetit. Secili nga pushtetet të kenë punën e vet. Pyetjet tuaja janë mbivendosje e këtyre pushteteve.

Gazetarja Ambrozia Meta: Ju i keni mbivendosur pushtet për të mbrojtur kolegun tuaj?

Peleshi: Nuk kemi mbrojtur asnjë koleg, s’kemi kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kusshtetuese. Ne reflektuam opër vendimin e dhe ia nisëm Vencecias, cdo vendim gjykatqash do t’i respektojmë.