VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Pogradecit paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

SPAK e ka akuzuar Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Vetëm para pak kohës, Apeli i Posaçëm vendosi që të shpallë të pafajshëm Kaprin, për akuzat e ngritura ndaj tij.