Burgosja e Salianjit, PD bojkoton Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Pas largimit nga Komisioni Integrimit mëngjesin e sotëm, deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur dhe Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Lajmi është bërë i ditur nga nën/Kryetari i Komisionit Plarent Ndreca i cili informoi në nisje të mbledhjes se deputetët e opozitës nuk janë prezentë gjatë zhvillimit të seancës së radhës.

Përfaqësuesit e mazhorancës kanë njoftuar se do ta vijojnë mbledhjen e Komisionit në orën 12:00 për të pyetur dëshmitarët e radhës.

Opozita ka vendosur të braktisë jetën parlamentar pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Salianji u vetëdorëzuar pasditen e së shtunës në Policinë e Tiranës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Salianji do ta vuajë dënimin e tij në burgun e Fierit.