Më shumë se 100 mijë njerëz kalojnë nga Libani në Siri

Më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga Libani në Siri që nga përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në fillim të këtij muaji.

Kështu ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Filippo Grandi tha se ata që u larguan përfshinin shtetas libanezë dhe sirianë.

Agjencia e OKB-së po ndihmon ata që mbërrijnë në katër pika kalimi, shtoi ai, raporton Sky News.