Serjani: Dhuna ndaj grave sfidë për autoritetet, abuzohet me urdhër-mbrojtjet

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar mbi situatën e vështirë që po kalojnë vendi dhe si pasojë e dhunës në familje ishte avokati, Sevin Serjani.

Serjani është shprehur se institucionet nuk janë ngritur në lartësinë e duhur për të evidentuar rastet e dhunës në familje dhe mbrojtja e tyre sa më shumë nga agresori.

"Atje ku i investohet më shumë atje është problemi më i madh, duhet një arsye për të marrë fonde në vijueshmëri. Duhet të  jemi të qartë që ne kemi një qaje në tersi me institucionet e policisë dhe prokurorisë është skeptike.

Kjo ka sjellë rritjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në përgjithësi. Kur vjen çështja te konfliktet që janë familjare kanë një qasje më ndryshe dhe agresori dhe agresuari bashkëjetojnë dhe  si rrjedhojë është i vështirë evidentimi.

Ka një lloj abuzimi me urdhrat e mbrojtjes, në gjykata shpesh herë kërkojnë urdhër mbrojtjeje dhe e lehtësojnë procesin e ndarjes. Shifra 33 mijë ëhstë një shofer e fryrë dhe mungesa e institucioneve në evidentimin e sa më të saktë të këtyre rasteve nuk na jep një panoramë të qartë se kush është i dhunuar dhe kush jo."