Paloka: Ja propozimet tona për të shkëputur lidhjet e krimit me mazhorancën

Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka nga selia e Kryesisë së Kuvendit ka bërë publike propozimet e PD për të shkëputur lidhjet e narko-qeverisë me krimin.

Sipas Palokës, Shqipëria ndodhet nën pushtetin e një narko-regjimi dhe si i tillë sipas tij, nuk plotëson asnjë kusht për integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë një deklarate për mediat, Paloka tha se PD do të propozojë dhe do të dalë gjithashtu me një qëndrim, lidhur me ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, që do të hetojë zyratrët e lartë dhe bashkëpunimin e tyre me krimin.

Lidhur me aludimet se edhe deputetët të opozitës kanë dalë në përgjimet e SKY dhe Ecc, Paloka I hodhi poshtë këto zëra, duke dhënë garancinë për mospërfshirje të tyre me krimin.

Jemi në një narko-regjim, Shqipëria s’plotëson asnjë nga kushtet për t’u integruar në BE. Ja disa nga prioritetet e PD për integrimin në BE:

1- Reforma Zgjedhore. Prej 11 vitesh, mazhoranca s’pranon trekomandimet e OSBE-ODHIR, Rama dhe regjimi i tij shkel të gjitha të drejtat e opozitës, nuk arrin stadartdet evropiane minimale të zgjedhjeve.

2- Reforma në Drejtësi. Qyetatrët përballen me një torturë që se kanë kaluar ndonjëherë në dyert e drejtësisë. Mbi 136 mijë dosje në sirtaret e gjykatave. Me këto ritme, duhen 14.6 vite që t’i zgjidhet çështja. 10 vite për një dosje penale. Sot pak muaj para zgjedhjeve, 3 lidërët e opozitës, Berisha nën arrest, Meta dhe Mediu nën hetim dhe përsekutim publik nga çështjet penale ndaj tyre.

Rastet e dënimeve janë evidente dhe prezente. Kolegu jonë u detyrua të shkonte pas hekurave se tha ca të verteta për vëllain e Fatmir Xhafajt, që në fakt i është ngarkuar nga Rama të drejtojë ndryshimet e Reformës në Drejtësi. Salianji me një dosje të ngritur me dëshmitarëe të rremë, sot është në burg. Njëjtë si Beleri, ndërsa u zgjodh eurodepuetet duke qenë në burg. Ky parlament që flet për drejtësisë, madje dhe suksese, arrin deri aty sa nuk zbaton vendimet e Kushteteuses. ‘Xhaçka’ është qëëndrimi i mazhorancës ndaj kësaj gjykate e jo vetëm.

3-Kontratat PPP, korruptive që duhen të zhvillohen me tendera ndërkombëtare të shkelura nga kjo qeveri.

Do të kete qëndrim dhe propozim konkret, për lidhjen e krimit me politikën, kanë dalë në përgjimet e Encro Chat, Sky, biseda se në çfarë niveli, deputet, ministra të mazhorancës janë të lidhur me krimin. Del zbuluar se si funksionon drejtësia e re, kur prokurorë e gjyqtarë marrin përsipër lirimin e vrasësve.

Ngritja e komisionit të së vërtetës, që do të kërkojë të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.

Në informacionet tona, dalin deputetë e ministra të mazhorancës, nuk ka nga opozita. Janë histori të sajuara, s’ka deputetë të opozitës për lidhje me krimin apo të jenë ngatërruar. Është informacion i rremë për median për deputetët e opozitës, është sajesë e qëllimshme për të shantazhzuar depuetët dhe për t’i mbyllur gojën opozitës.