BBC: Pyetja më e rëndësishme tani është se çfarë do të bëjë Irani

Nga Jeremy Bowen, BBC

Rajoni i Lindjes së Mesme ndihet sikur është në buzë të greminës dhe pyetja më e madhe është se çfarë mund të bëjë Irani.

Izraeli thuajse duket sikur po e provokon atë për të kundërpërgjigjur, duke e ditur se hakmarrja e tyre do të ishte shumë më e fortë dhe e mbështetur nga amerikanët.

Nëse e shikoni nga këndvështrimi iranian, ekziston marina e SHBA-së që po përforcon Izraelin në Mesdhe, Izraeli në një situatë të vrullshme që synon dëmtimin e armiqtë e tij duke besuar se mund të jetë në një pozicion për të riformatuar Lindjen e Mesme.

Është koha për vendime të vështira për të gjithë pjesëmarrësit në këtë gjë. Çfarë do bëjë Irani, çfarë do bëjë Izraeli dhe do bëjë Hezbollahu, i cili ka pësuar humbje masive duke përfshirë liderin e tyre?

Një gjë që po paralajmërojnë vëzhguesit e Iranit dhe disa izraelitë është se nëse e ashtuquajtura unaza e zjarrit – pra  aleatët dhe përfaqësuesit e Iranit të formuar përgjatë shumë viteve - tani duket se është me të meta dhe joefektive, kjo lë të hapur pyetjen nëse ata mund të vendosin të prodhojnë një armë bërthamore.

Është e mundur - ata janë afër njohurive teknike. Nëse po, dhe amerikanët e zbulojnë atë, atëherë kjo mund të çojë në një fushatë bombardimi të SHBA kundër Iranit. Ky është lloji i skenarit më të gjerë që njerëzit shqetësohen se mund të çojë kjo turbulencë.

Ato që dukej se ishin rregullat e lojës, janë tejkaluar. Askush nuk e di se ku po shkojnë gjërat, dhe për aleatët e Izraelit, të cilët vazhdojnë të bëjnë thirrje për një armëpushim dhe një zgjidhje diplomatike, ky nivel i paparashikueshmërisë dhe pasigurisë është plot rreziqe dhe gabime të mundshme.