Ndjekje si në filma/ Shqiptari hedh çantën plot me armë nga makina

Një shqiptar u arrestua pas një ndjekje policore në Gjermani, pasi më herët hodhi nga makina një çantë të mbushur me armatim.

Autoritetet doganore ndaluan një makinë për kontroll në portin e Rostokut.

Por kur tentuan të kontrollojnë dokumentet, drejtuesi i makinës Passat i dha gaz mjetit.

Gjatë ndjekjes policore, një nga personat në makinë hodhi një çantë.

Policia rrethoi zonën dhe krijoi një perimetër sigurie.

Pas kontrollit u zbulua se në çantë kishte të paktën 6 armë zjarri dhe municione të tjera.

Makina arriti të largohej, por pronari i çantës u ndalua më vonë në një tren rajonal.

Sipas medieve gjermane, bëhet fjalë për një shqiptar 38-vjeçar, që ndërkohë jetonte në Suedi.