Taksa e referencës/ Harizi: Ligj i beftë për të mbushur buxhetin e Bashkisë së Tiranës, ishte parashikuar më 2026

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Haziri thotë se si shoqatë nuk janë njoftuar për vendosjen e taksës së referencës, një vendim që sipas tij u ndërmorr me shpejtësi nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, mbi të gjitha për territorin e kryeqytetit.

I ftuar në Kafe Shqeto me Flavio Qarrin, Haziri tha se rivlerësimi i territorit ishte parashikuar të ndodhte më 2025-2026, por çuditërisht për Tiranën kjo sipas tij, u vendos të bëhej që prej 2023, përmes një VKM.

Për Harizin, ky ishte një ligj i beftë, me qëllim që ndërtuesve t’u vilej më shumë para për të mbushur buxhetin e Bashkisë së Tiranës.

Referenca është baza e çdo takse që do t’u vihet familjeve shqiptare, te ndërtuesi afekton rritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës, deri në 40%. Është ligj i beftë, ku ishte në shqyrtim gjithë territori për t’u rivlerëesuar, duhet të bëhej më 2025-2026, për Tiranën do bëhej që më 2023. Ndërtimi është i vetmi sector, ku të ardhurat e GDP janë më të larta, me 14%, është lokomotiva e ekonomisë. Ndërtuesve t’u marrim ca para më tepër për buxhetin.

Treg ka për banesa dhe blerjen e tyre. Këto çmime s’i kapin dot më, në disa zona target s’janë më banorët. Bregdeti është përtej interesave të tyree, ka interes të pronat e luksit dhe jo te pronat sociale. Të huajt kanë efektin e vet në investime. Kreditimi, remitanca, të huajt janë tre faktorët kryesorë në sektorin e ndërtimit. S’ka qenë efektet e parave të drogës ata që kanë ndikuar në ndërtim.