Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, përplasen dy automjete, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në dalje të fshatit Fier-Shegan në rrugën nacionale Lushnje Berat nga ku mësohet se një makinë tip 'Smart' është përplasur me një automjet tip 'Toyota' dhe të dyja kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Nga ky aksident, pesë persona kanë mbetur të plagosur, por bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se dy drejtuesit e mjeteve kanë kryer manovër të gabuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.