SYRI TV/ Berisha: Shteti është i kapur nga Rama dhe Soros, shqiptarët s' do pranojnë të jenë kavje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi  burgosjen e deputeti demokrat, Ervin Salianjin si një akt lufte që kryeministri i ka shpallur opozitës dhe rikthim, të plotë të hijes së diktaturës. Në fjalën e tij,  para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Berisha u bëri thirrje qytetarëve, t’i bashkohen protestës së opozitës, më datë 7 tetor, duke thënë se ka ardhur koha, që Partia Demokratike t’i përgjigjet me sulm, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, qeverisë së kryeministrit Rama.

SYRI TV

Kryetari  i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, se, me burgosjen politike, të deputeti demokrat Ervin Salianji, në Shqipëri është rikthyer hija e para 34 viteve, e diktaturës. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se çdo qytetar është i pambrojtur, në kushtet kur të gjitha insitucionet dhe drejtësia janë të kapura politikisht, nga kryeministri Edi Rama.

Lideri i opozitës e cilësoi dënimin me burg, të Ervin Salinjin, si aktin e fundit, të luftës, që kryeministri Edi Rama i shpall opozitës, një akt që ia fton të gjithë demokratët, të reagojnë me sulm. 

Kreu demokrat, kishte një apel të veçantë edhe për besimtarët, teksa akuzoi  kryeministrin se  po përpiqet  të minojë harmoninë fetare ne vend. 

Lideri i Partisë Demokratike, e përmbylli fjalën e tij, me nje mesazh edhe për ndërkombëtarët. 

Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, t’i lënë mënjanë ndasitë dhe flamujt partiakë, dhe t’i bashkohen protestës së 7 tetorit, duke vënë të parin, flamurin e shpëtimit të Shqipërisë.