Taulant Seferi në formë, gjen sërish golin në Turqi

Taulant Seferit vazhdon të tregojë se është një blerje e goditur nga skuadra turke Bodrumspor. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka shënuar sot në ndeshjen e dytë radhazi për klubin e tij në Superligën e Turqisë.

I aktivizuar titullar në ndeshjen e sotme ndaj Adana Demirspor, Seferi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 54-t, për rezultatin 2-0. Më herët, për skuadrën vendëse kishte zhbllokuar rezultatin Puscas.

Gjatë pjesës së dytë për miqtë shkurtoi diferencën në 2-1 Gravillon. Te skuadra e Seferit luan titullar edhe Arlind Ajeti, mbrojtës kuqezi, ndërsa tek Adana Demirspor u aktivizua si titullar mesfushori i Shpresave, Arda Kurtulan, i cili në këtë ndeshje ishte vendosur si mbrojtës i djathtë.