Gjilani përmbys Prishtinën, Feronkeli barazon ‘in extremis’

Gjilani triumfoi 2-1 në përballjen me Prishtinës në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Të parët që rrezikuan në këtë takim ishin vendasit, por gjuajtja e Sabit Bilallit (9′) shkoi jashtë portës.

Prishtina ia doli të kalonte në epërsi në minutën e 22-të me Albin Krasniqin, që shënoi për 1-0 pas asistimit të Ardian Mujës.

Megjithatë, Gjilani reagoi shpejt duke barazuar rezultatin me Kushtrim Shabanim (36′), i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Senad Jarovicit.

Të besuarit e Ardian Nuhiut ia dolën të shënonin edhe golin e përmbysjes me anë të Besir Ramadanit (82′), pas asistimit të Armend Thaqit.

Deri në përfundim të takimit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu Gjilani mori fitoren me përmbysje rezultati ndaj kryeqytetasve.

Pas javës së gjashtë Gjilani shkon në kuotën e tetë pikëve dhe mban pozitën e shtatë, ndërsa Prishtina ka dhjetë pikë dhe renditet e gjashta.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Malishevës u mbyll me fitues, me rezultatin 1-1. Në minutën e 64-t realizoi Xhaka për miqtë, por në minutën e 10-të shtesë do të vinte goli i barazimit, që mban firmën e Gashit.