Bordin: Fitore që vlen dyfish në një ndeshje të pistë

Trajneri I Elbasanit, Roberto Bordin, i gëzuar për suksesin e arritur në fushën e Bylisit, e pranoi se skuadra e tij luajti fort një ndeshje që do të ishte në njëfarë mënyre e pistë.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e pistë, që vlen dyfish, se është e vështirë ta fitosh. Kishim edhe sot problemin e konkludimit të aksioneve sepse krijuam mundësi, por nuk shënonim. Në fund goli vlerësoi rastet që kishin krijuar në dy pjesët e lojës.

U munduam të bënim ne ndeshjen, nuk ishte e thjeshtë, por përtej imponimit të lojës, edhe u mbrojtëm mirë. Pësuam vetëm një traversë në një goditje dënimi pas një devijimi. Razak vetëm një ndërhyrje ka bërë. E thashë që ishte ndeshje e vështirë që duhet ta fitonim dhe e bëmë. Telushi bëri mirë, ata që hynë dhanë një kontribut. të  pesë ndryshimet bënë mirë.

Si fillim po kthehen të gjithë nga dëmtimet, shpresojmë që Azemoviç të rikuperojë sa më shpejt. Një trajner është i lumtur kur ka në dispozicion shumë lojtarë dhe ka vështirësi zgjedhjesh. Objektivat pastaj do t’i mendojmë por t’i gëzohemi kësaj ndeshjeje dhe pastaj të mendojmë të tjerat”, tha Bordin pas ndeshjes.