Përfshihet nga flakët banesa e braktisur në Korçë, rrezikohet godina ngjitur

Një banesë në zonën pas Katedrales në Korçë është përfshirë nga flakët në lagjen 3 të qytetit.

Tre mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë fikjen e zjarrit, dyshohet se banesa është e braktisur dhe përdorej si strehë për endacakët.

Nga zjarri rrezikohej një banesë ngjitur me godinën e braktisur ndërsa dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarrin.

Momentalisht zjarri është neutralizuar ndërsa pritet fikja totale e tij. Sipas të dhënave, kjo është hera e disatë që kjo banesë përfshihet nga flakët.

Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të hetuar lidhur me shkaqet.