VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, e pëson Man. United, Fernandez me karton të kuq

Mbyllet me avantazhin e Tottenhamit pjesa e parë e ndeshjes me Manchester United më “Old Trafford”. Sikur të mos mos mjaftonte goli i shpejtë i realizuar nga miqtë, në fundin e fraksionit hapës vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë.

Zhbllokohet shumë shpejt takimi i “Old Trafford” mes Manchester United dhe Tottenhami. Pa u mbushur tri minuta lojë, vendësit thyhen në sulm dhe kapen “gafil” në mbrojtje, me Johnson që e ka të thjeshtë ta shtyjë topin drejt rrjetës, 0-1.

Shkon gjithçka keq për Manchester United, Bruno Fernandes ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 42-të.