Riorganizimi/ PD përfundon procesin në Malësi e Madhe: Gati për betejën elektorale të 2025

Partia Demokratike vijon rioganizimin e strukturave në të gjithë vendin.

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për Kryesinë e Degës së PD në Malësinë e Madhe.

Përgatitja për zgjedhjet e 2025 vijojnë intensivisht, duke plotësuar çdo hallkë të strukturave organizative.

Mbi 70% e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe janë angazhuar në këtë proces, sëbashku me kryetarët e degëve të PD, si dhe drejtuesve politikë të qarqeve dhe deputetëve të zonave përkatëse.