SHBA paralajmëron Iranin: Partnerët tuaj të mos shfrytëzojnë situatën në Lindjen e Mesme për të synuar interesat amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të parandaluar Iranin dhe partnerët dhe përfaqësuesit e mbështetur nga Irani, që të shfrytëzojnë situatën në Lindjen e Mesme ose të zgjerojnë konfliktin, tha Pentagoni në një deklaratë.

Austin, theksohet në deklaratë, e bëri të qartë se nëse Irani, partnerët ose përfaqësuesit e tij përdorin këtë moment për të synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur popullin tonë.

SHBA do të përforcojë "aftësitë e mbështetjes ajrore mbrojtëse" në ditët në vijim në Lindjen e Mesme, tha Pentagoni në deklaratë./ Al Arabiya.