Aksident në Shkodër, 'Benzi' përplaset me motomjetin, lëndohet 28-vjeçari

Mesditën e kësaj të diele, në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, një automjet tip Benz, me ka përplasur motomjetin me të cilin po lëvizte një 28-vjeçar.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar i riu, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.