SYRI TV/ Vokshi: Shqipëria me tre të burgosur politikë, Rama ka instaluar regjim putinist
Deputetja demokrate, Albana Vokshi I bëri apel, partive popullore Europiane, të kontribojnë për të ndaluar regjimin antidemocrat, që po instalohet në Shqipëri, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë diksutimeve në forumin Grave të Partisë Popullore Europiane, Vokshi ngriti shqetësimin për situatën aktuale në vend, duke thënë se në Shqipëri, përfaqasues të lartë të opozitës, janë vendosur në burg politik, me urdhër të kryeministrit.
SYRI TV
Deputetja demokrate Albana Vokshi , ka ngritur shqetësimin për gjendjen e përkeqesuar të demokracisë në Shqipëri, gjatë diskutimeve në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, që mbajti Akademinë e Vjeshtës në Marok. Në fjalën e saj, Vokshi denoncoi situatën aktuale në vend, duke thënë se kryeministri EDI Rama ka grumbulluar çdo pushtet në vend dhe me urdhër të tij, është vendosur në burg politik, lideri I opozitës, Sali Berisha, deputeti demokrat Ervin Salianji, ndërsa më herët edhe Fredi Beleri.
Lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë. Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri.
Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm.
Vëllai i kryeministrit është aktualisht në hetim për dyshimet në lidhje me një grup tjetër ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe mesazhi për burgosjen e kolegut tonë është mesazh për të gjithë opozitën: të mbyllim gojën. Sot kemi tre të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës. Nesër mund të jem dhe unë dhe çdo koleg tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist”. –
Si kryetare e Gruas së Partisë Demokratike dhe si Zëvendëspresidente e EPP Ëomen, deputetja Albana Vokshi ngriti edhe te tjera probleme kryesore për Shqipërinë: korrupsionin madhor të qeverisë, mungesën e shtetit ligjor dhe largimin masiv të shqiptarëve. Në panelin e drejtuar nga Albana Vokshi, “Demografia dhe Ekonomia”, i përbërë nga ministre, kryetare bashkie, eurodeputete, Vokshi deklaroi se për shkak të keqeverisjes në Shqipëri të rinjë e arsmiuar dhe profesionistë kanë emigruar, duke theksuar se në 10 vitet e fundit, janë larguar nga vendi mbi 1 milion shqiptarë.