Baçi: Ndërkombëtarët të mos heshtin për dënimin e Salianjit

Deputeti i PD-së Luan Baçi tha se vendimi për dënimin e Salianjit është një precedent negativ, për shkak se mbi logjikën që u përdor, secili nga ne mund të paguajmë lirinë ashtu siç po e paguan Salianji.

“Ne duhej të kishim reaguar shumë fuqishëm që në ditën kur iu vendos masa e sigurisë Sali Berishës”, tha Baçi.

I ftuar në News24, Baçi ka kërkuar nga ndërkombëtarët që janë të atashuar në Tiranë që të reagojnë dhe të mos heshtin.

“Ndërkombëtarët janë vërtet këtu për të mbrojtur interesat e vendeve të tyre, por ato nuk mund të heshtin kur po shkelen të drejtat e njeriut, kur po dënohen deputetë të opozitës, gjasme nga kjo drejtësia e reformuar, pasi ky është një dënim që i bëhet opozitës në tërësi”, tha Baçi.