Shpërthen tym në autobus teksa ktheheshin nga Greqia, pasagjerët thyen dritaret për të shpëtuar

 

Ka shpërthyer tym në një autobus të kompanisë Royal Travel, duke u kthyer nga Greqia, aksidenti ka ndodhur në Veles.

Personeli autobusit ka berë thirrje që të dilet nga autobusi por në atë moment nuk janë hapur dyert, për këtë arsye udhëtarët kanë thyer dritaret për të dalur nga autobusi.

Pasi janë thyer dritaret më pas janë hapur dyert dhe kanë dalur udhëtarët.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar por vetem tek udhëtarët është shkaktuar panik dhe stres. Shumica e udhëtarëve ishin nën 18 vjeç.