Shpërthim i fuqishëm në veri

Media raportoi më herët se në veri të vendit, më saktësisht në Zveçan, pati shpërthim të fuqishëm.

Një granatë dore u hodh në afërsi të një pompe të benzinës, duke dëmtuar disa vetura dhe duke shkaktuar dëme edhe në objektet përcjellëse të pompës.

Njësite të Policisë së Kosovës nisen menjëherë hetimet, duke rrethuar objektin me shirit policor dhe duke shtuar prezencën në atë zonë të qytetit.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pasur dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.

Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”
 njoftoi Elshani.