Malkaj: Rama burgos çdo njeri që e shan, rrezikojmë të takohemi herën tjetër në burg

Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha mbajti fjalën e tij.

Ai u shpreh se Rama burgos çdo njeri që e shan, dhe si pasojë ‘rrezikojmë të gjithë’, shtoi Malko.

Me siguri të gjithë e keni dëgjuar një fabul që në një fshat ra një zjarr i madh. Dhe, fshati po digjej i tëri, vetëm një njeri nuk po lëvizte nga vendi.

“Ore çohu i thanë, se po digjet fshati”.

-E ç’më duhet mua që po digjet fshati? Rëndësi ka të mos digjet shtëpia ime, u shpreh ai.

Zonja dhe zotërinj të nderuar nuk duhet të prësim këta. Jo, të çohemi sa më shpejt të gjithë, sepse po pritëm këtë, që sa të çohet ky që ju dogj çdo gjë, jooo... nuk kemi gjë në vijë.

Tani, ky burgos çdo njeri që e shan, dhe ka rrezik që ne të takohemi herën tjetër në burg.

Se ky po e bën burgun siç bënim ne ushtrinë në kohën e Enverit, pra, ''nuk kemi nga ja mbajmë, burgun do e bëjmë të gjithë''.